Flash

Taulant Balla në delir: Rama do të jetë Kryeministër edhe pas zgjedhjeve të vitit 2021

Lapsi.al 12 June 2019
Taulant Balla në delir: Rama do të jetë Kryeministër edhe

Kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, njëherësh dhe drejtues politik i Qarkut të Elbasanit, Taulant Balla deklaroi nga Gramshi se zgjedhjet do të zhvillohen në 30 Qershor dhe nuk mund t'i ndalë as Luli e Berisha dhe as Monika e Meta.

“Zgjedhjet do të mbahen në 30 Qershor dhe nuk e luan topi. Luljeta Dollani në krye të Gramshit do të mbahet mend se e transformoi Gramshin. Luli i Saliut në krye të Bashkisë së Tiranës do të mbahet mend vetëm se flinte gjumë. Një kokërr gjumashi që edhe Ilir Meta, këto ditë është inatosur me të sepse tha “unë e bëra punën time, ai fle gjumë. Unë e anulova dekretin, ai fle gjumë.” Pavarësisht se Iliri bëri një vrimë në ujë se ai ç’dekret nuk ekziston në Kushtetutë dhe sigurisht në 30 Qershor do të bëhen zgjedhjet”, tha Balla.

Sipas Ballës, Edi Rama është sot politikani që gëzon mbështetjen më të madhe nga të gjithë shqiptarët dhe këtë e dinë fort mirë edhe Ilir Meta edhe Saliu.

“Arsyeja pse i gjithë sulmi politik bëhet kundër Kryeministrit, kundër Edi Ramës është pikërisht kjo mbështetje mbarëpopullore që Edi Rama ka në të gjithë Shqipërinë”, shtoi ai.

Më tej gjatë fjalë së tij, Balla tha se Edi Rama do të vazhdojë të jetë Kryeministër i Shqipërisë edhe pas zgjedhjeve të vitit 2021, ku PS do t’i fitojë ato zgjedhje me një shumicë më të thellë se ato të 2017.

Të këshilluara

Bust edhe për Madeleine Albright në Kosovë

Në sheshin që mban emrin e ish-sekretares amerikane Medeleine Albright, ditën e sotme u zbulua edhe busti i saj, i vendosur në shenjë nderimi për rolin e zonjës...

17:34

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI