Flash

Haradinaj: Ne guxojmë të pajtohemi me Serbinë

Lapsi.al 12 June 2019
Haradinaj: Ne guxojmë të pajtohemi me Serbinë

Në 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s dhe çlirimit të Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur se paqen e bëjnë të guximshmit dhe se Kosova guxon të pajtohet me Serbinë.

Sipas tij, një gjë e tillë bëhet që brezave të tjerë t'i lihet liria dhe jo lufta për territore e kufij.

"Shteti i Kosovës është vlerë e re në rajon, vlerë e shtuar në botë dhe sjell paqe në rajon. Paqen e bëjnë të guximshmit dhe ne guxojmë me u pajtu me Serbinë.

I bëjmë thirrje popullit të Serbisë edhe presidentit Vuçiç ta njohë Kosovën si të pavarur në kufijtë e vet në mënyrë që ne që qeverisim të punojmë më shumë e të fokusohemi në vendet e punës për qytetarët tonë dhe në qeverisjen më të lirë dhe në luftimin e korrupsionit.

Në mënyrë që brezave t'u lëmë lirinë e respektin dhe jo luftën për territore e kufij.

Kosova është gati për t'u pajtuar dhe i bën thirrje Serbisë për pajtim. E bëjmë dhe në falenderim të ndihmës që na ka dhënë bashkësia ndërkombëtare", shkruan Haradinaj.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI