Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka qenë sot i pranishëm në ceremoninë e 20-vjetorit të hyrjes të trupave të NATO-s në Kosovë.
Në përfundim të fjalimit, Clinton është nisur për t'i dhënë dorën funksionarëve të lartë të shtetit kosovar dhe shqiptar, të cilët ishin vendosur në rresht njëri-pas tjetrit.
I pari në radhë qëndronte Rama, me syze, duke duartrokitur i buzëqeshur. Ish-presidenti i SHBA-së duket se nuk e njohu kryeministrin shqiptar dhe vijoi të takonte kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, presidentin Meta e të tjerët në radhë.
Kjo neglizhencë e presidentit Clinton mund të mos ketë qenë e qëllimshme, por mënyra e veshjes së Ramës dhe gjatësia e tij mund të jenë bërë shkak i lindjes së këtij keqkuptimi. Syzet e diellit dhe gjatësia e kryeministrit Rama mund të kenë ndikuar në krijimin e një perceptimi të gabuar për të. Ish-Presidenti Clinton duhet ta ketë pandehur atë për truprojë të ndonjë prej funksionarëve të tjerë të lartë të pranishëm në takim. Gjatësia e Ramës, mund të jetë bërë gjithashtu shkak i përforcimit të imazhit të truprojës në sytë e Clinton-it. I vetmi person që mban syze ngjashëm me kryeministrin shqiptar është një bodyguard që qëndron në cep.
Krahasuar me funksionarët e tjerë të vendosur në radhë, Rama ishte i vetmi që bënte dallim për nga gjatësia dhe detajet në paraqitjen e jashtme.
https://www.facebook.com/tepaekspozuarit/videos/449605992532534/?v=449605992532534