Flash

Rinas/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet shtetasi kinez

Lapsi.al 12 June 2019
Rinas/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet

Një shtetas kinez i shpallur në kërkim ndërkombëtar si pjesë e një grupi kriminal është arrestuar nga policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Interpol Pekini/Kinë.

I arrestuari është shtetasi me iniciale G.L., 25 vjeç, lindur në Kinë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, më datë 23.04.2019 për veprën penale “Gjobëvënie” (maksimumi i dënimit 10 vjet burg).

Zyra e Sigurisë Publike të Bashkisë së Goazhou, në Kinë, ka zhvilluar hetime, ndaj një grup kriminal, të tipit mafioz, të cilët merrnin përfitime ekonomike nëpërmjet dhënies me kamatë, hapjes së kazinove, kumarit dhe marrjes me dhunë të borxheve. Shtetasi G. L, është një prej anëtarëve kryesorë të këtij grupi.

Në vitin 2013, ky shtetas sëbashku me pjestarë të tjerë të grupit, kanë rrëmbyer shtetasin X.L., duke e detyruar atë të ripaguajë një borxh, në vlerën e 3.8 milionë Yuan kinez.

Në vitin 2014, në të njëjtën mënyrë ka detyruar shtetasin W.H, që të paguajë një hua duke e detyruar atë të shesë 23 suita, 40 vendparkime dhe 6 automjete me çmimin shumë të ulët.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi u bë i mundur arrestimi i shtetasit të mësipërm, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kinës.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI