Flash

Rama flet për ZDF: Nuk mund t'u them jo 4 miliardëve

Një vend i mbuluar me rozë. Në Shqipëri, po zhvillohen protesta kundër një resorti luksoz të planifikuar nga familja Trump. Prej kohësh, ky projekt është bërë më shumë sesa thjesht një projekt ndërtimi, por ka të bëjë edhe me kritikat ndaj Kryeministrit Rama.

18:19

Vrasja e administratorit të Kotes, arrestohen tre autorët

Lapsi.al 12 June 2019
Vrasja e administratorit të Kotes, arrestohen tre autorët

Hyri për të shuar një konflikt me armë por përfundoi i vrarë. Policia e Vlorës ka arritur të zbardhë brenda disa orësh ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në fshatin Petë të Selenicës, ku u vra me armë administratori i njësisë Kotë Argjil Gjoka.

Policia ka arrestuar tre autorët e dyshuar të vrasjes së administratorit të Njësisë Kotë, Arif, Jaçe dhe Namik Bejtaj. Të 3 autorët e vrasjes janë të afërm me njëri-tjetrin.

Administratori Gjoka u vra pasditen e djeshme kur sapo kishte dalë nga shtëpia për të inspektuar rrugën ku po kryeshin dhe punimet. Ai u qëllua me armë në gjoks dhe ndërroi jetë në spitalin e Vlorës. Po kështu në konfliktin me armë midis disa personave mbeti i plagosur dhe një 19-vjeçar.

Policia ka shpallur në kërkim edhe një 32-vjeçar.

“Më datë 11.06.2019, rreth orës 14:20, në fshatin Petë të Selenicës, pas një konflikti me armë zjarri midis disa personave, janë plagosur shtetasit A. B., 19 vjeç dhe A. Gj., 51 vjeç, ku si pasojë ky i fundit ka humbur jetën në Spitalin e Vlorës. Pas hetimeve të kryera, dëshmive dhe provave të administruara, Policia ka zbardhur ngjarjen, duke vënë arrestuar autorët e dyshuar: N.B., 30 vjeç; J.B., 22 vjeç; A.B., 19 vjeç. Të tre këta shtetas janë me banim në fshatin Mavrovë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi M .P. (B), 32 vjeç, banues në Vlorë dhe po punohet për kapjen e tij.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri tip pistoletë dy vëllezërit F. O. dhe A. O., (70 dhe 65 vjeç), por pas ndërhyrjes për të shuar konfliktin humbi jetën Kryetari i Njësisë Administrative Kotë, shtetasi A. Gj.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, njofton policia e Vlorës.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI