Flash

Rama flet për ZDF: Nuk mund t'u them jo 4 miliardëve

Një vend i mbuluar me rozë. Në Shqipëri, po zhvillohen protesta kundër një resorti luksoz të planifikuar nga familja Trump. Prej kohësh, ky projekt është bërë më shumë sesa thjesht një projekt ndërtimi, por ka të bëjë edhe me kritikat ndaj Kryeministrit Rama.

18:19

Juncker i mbyll derën Ramës: Negociatat i meritoni, por jo tani

Lapsi.al 11 June 2019
Juncker i mbyll derën Ramës: Negociatat i meritoni, por jo tani

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker deklaroi gjatë konferencës së përbashkët me Edi Ramën në Bruksel se Shqipëria e meriton plotësisht çeljen e negociatave, por kur flet për afate kohe ai nuk ka një datë të prerë.

“Nuk është e pamundur. Edhe atyre që janë hezitues ne do u shpjegojmë progresin që kanë bërë këto dy shtete (Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut). Mbase nuk do të mundësohen në qershor sepse janë zgjedhjet, mund të merret vendimi dhe më vonë, por e rëndësishme është që t’ua bëjmë të qartë se duhen hapur negociatat” - tha Juncker.

I pyetur se çfarë mendon nëse Maqedonisë së Veriut do t’i hapeshin negociatat dhe Shqipërisë do t'i refuzoheshin sërish, Rama tha: "Ne kemi një diskutim në Shqipëri për kompetencat, por kjo është kompetencë e Këshillit të BE-së jo e imja. BE-ja duhet të veprojë në mënyrë gjeopolitike dhe në meritën e vendeve. Nëse e meritojnë BE nuk duhet ta mohojë, pasi në fund bëhet një lloj loje, pasi do të ishte e keqe për të gjithë".

Në këtë moment ndërhyri, Presidenti i KE-së, duke thënë: “Kjo është shumë e komplikuar për arsye tragjike. Ne nuk kemi të drejtë për të luajtur lojëra. Duhet të sigurohemi se ata që jetojnë atje që perspektiva është reale. Prandaj hapja e negociatave është pjesë e asaj strategjie. Prandaj nuk do të heq dorë për rekomandimin e KE-së ne duhet të hapim negociatat me të dy vendet" - tha ai.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI