Flash

Rama flet për ZDF: Nuk mund t'u them jo 4 miliardëve

Një vend i mbuluar me rozë. Në Shqipëri, po zhvillohen protesta kundër një resorti luksoz të planifikuar nga familja Trump. Prej kohësh, ky projekt është bërë më shumë sesa thjesht një projekt ndërtimi, por ka të bëjë edhe me kritikat ndaj Kryeministrit Rama.

18:19

Përgatituni për fundjavë të nxehtë, temperaturat shkojnë deri në 39 gradë celcius

Lapsi.al 11 June 2019
Përgatituni për fundjavë të nxehtë, temperaturat

I nxehti afrikan pritet të prekë Shqipërinë gjatë kësaj jave. Temperaturat do të shkojnë deri në 39 gradë në fundjavë, ndërsa mjekët bëjnë apel për të moshuarit dhe fëmijët që të mos ekspozohen në diell gjatë orëve të pikut.

Java e dytë e qershorit nis me temperatura të larta, vlerat e të cilave do të arrijnë deri në 39 gradë. Metereologët bëjnë me dije se ky muaj do të sjellë të nxehtin afrikan.

“Nga dita e mërkurë deri në fundjavë do të kemi rritje graduale të tyre duke bërë që ditën e premte dhe të shtunën të kulmojë me vlerat 38-39 Gradë Celsius. Është një muaj i nxehtë. Parashikohet që muaji qershor të mbyllet më i lartë se vlerat klimatike.”

Por, mjekët bëjnë apel për të treguar kujdes gjatë kësaj periudhe. Të moshuarit, por edhe fëmijët nuk duhet të ekspozohen në diell gjatë periudhës së pikut.

“Personat më të riskuar janë kryesisht persona që kanë sëmundje kronike, probleme kardiovaskulare, sëmundje renale, sëmundje të sistemit respirator. E rëndësishme është që personat që janë të riskuar të mos ekspozohen në temperaturat e pikut, të konsumojnë sa më shumë lëngje”, thotë mjekia Fllënxa Sula për Ora.

Stina e verës sjell edhe shtimin e virozave, ndaj ushqyerja e kujdesshme do të eleminonte shqetësimet shëndetësore gjatë kësaj periudhe.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI