Flash

KQZ vijon mbledhjet vetëm me përfaqësuesit e PS, nuk njihet dekreti i Metës

Lapsi.al 12 June 2019
KQZ vijon mbledhjet vetëm me përfaqësuesit e PS, nuk njihet

Katër anëtarët e zgjedhur nga Partia Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Zv. Kryetari, Denar Biba dhe anëtarët: Bledar Skënderi, Edlira Jorgaqi dhe Rezarta Bitri, kanë thirrur zhvillimin e një mbledhjeje sot në orën 13:00,  pavarësisht vendimit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Mësohet se mbledhja do të ketë në rend ditë 5 pika mbi të cilat do të diskutohet dhe do të vendoset. Mes tyre përmendim: miratimin e listës emërore të shtetasve që mund të emërohen kryesisht anëtarë të KQV-ve, dhënien e autorizimit për ndryshimin e vendndodhjeve të disa QV-ve, miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Institutit Demokratik Amerikan etj.

Në mbledhjen e mëparshme, katër anëtarët e KQZ-së refuzuan të zbatojnë dekretin e Metës, duke e quajtur atë si antikushtetues dhe të pavlefshëm. Dekreti i Presidentit ka hyrë në fuqi dhe është botuar në Fletoren Zyrtare një ditë më parë, por KQZ mesa duket do të vijojë punën në funksion të zgjedhjeve pa dekret, për të cilat mazhoranca është e vendosur që të zhvillohen me 30 Qershor.

Njoftimi i KQZ:

“Bazuar në nenin 22, pika 2, e Kodit Zgjedhor, nenin 12 të Rregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”,  Zv. Kryetari z. Denar Biba, Anetaret; z. Bledar Skenderi, znj. Edlira Jorgaqi dhe znj. Rezarta Bitri kanë kërkuar thirrjen e mbledhjes,

Sot, me 12.06.2019, Ora 13:00, me rend dite:

“Për miratimin e listës emërore të shtetasve të cilët mund të emërohen kryesisht anëtarë KQV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për dhënien e autorizimit për ndryshimin e vendndodhjeve të disa QV-ve, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Institutit Demokratik Amerikan ( NDI), për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për një shtesë në Vendimin nr.669, të datës 28.05.2019 ‘Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të KSHH’, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

“Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të Shoqatës për Gratë dhe Fëmijët, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019”.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI