Flash

"Kujt i besoni?", Rama vendos Metën përballë Juncker-it (VIDEO)

Lapsi.al 12 June 2019
"Kujt i besoni?", Rama vendos Metën përballë Juncker-it

Kryeministri Edi Rama së bashku me një delegacion shoqërues, zhvilloi ditën e djeshme një vizitë zyrtare në Bruksel, të ndërmarrë në kuadër të komunikimeve për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Gjatë vizitës, mes të tjerash Rama pati një takim me presidentin në ikje të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker-in, me të cilin mbajti edhe një konferencë të përbashkët për shtyp në orën 19:00.

Duke iu referuar ligjëratës së Juncker-it dhe specifikisht komentit të tij për krizën politike në Shqipëri, kreu i qeverisë ka postuar një video në llogarinë e tij personale në rrjetin social “Instagram”, ku vendos përbri një fragment nga deklarata e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, teksa njofton çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve vendore me qendrimin e shprehur nga Juncker.

“Zhvillimi i zgjedhjeve më 30 qershor 2019…Objektivi kombëtar i shqiptarëve: anëtarësimi, do dëmtohej në atë masë saqë rikuperimi do kërkonte një kohë të pallogaritshme”, shprehet Meta në sekuencën e përzgjedhur në video. Ndërsa Juncker vëren se “Zgjedhjet duhet të zhvillohen përndryshe do dëmtohet perspektiva europiane e shqiptarëve”.

Bashkëngjitur postimit të tij, kreu i qeverisë drejton pyetjen: Kujt i besoni?

 

https://www.instagram.com/p/Bym9E-vjajm/?utm_source=ig_embed

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI