Kanë qenë të shumta argumentet dhe kundër-argumentet që kur Presidenti i Republikës vendosi të anulojë datën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Mazhoranca po këmbëngul se ky vendim është antikushtetues dhe ka lajmëruar se do ta ankimojë atë në Gjykatën Administrative dhe Kolegjin Zgjedhor sepse sipas qeverisë dekreti i Presidentit për të caktuar datën e zgjedhjeve është një akt administrativ.
Madje qeveria përmend edhe një vendim të kolgjeit të Gjykatës Kushtetuese që në 2017-ën nuk ka pranuar një padi të partisë Forca Rinia që kundërshronte shtyren e zgjedhjeve pas marrëveshjes Rama- Basha të 17 majit. Por ndryshe mendon opozita sipas së cilës një vendim për dekretet e Presidentit mudn ta japë vetëm Gjykata Kushtetuese. Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashki ka publikuar një vendim të Gjykatës së Lartë të të vitit 2003.
“Le ta mbyllim këtë debat, sepse e ka mbyllur Gjykata e Lartë me kohë: Vendimi Unifikues nr. 3, date 30.04.2003 i Gjykates se Larte. Ky vendim unifikes ka fuqi detyruese per te gjitha gjykatat e shkalles se pare dhe apelit, civile, administrative apo Kolegj Zgjedhor. Per TE GJITHA!
Ky vendim unifikues ka marre ne shqyrtim NATYREN e dekretit te presidentit, pra a eshte dekreti akt administrativ apo jo dhe a mundet te goditet ne gjykate dekreti. Pergjigja e vendimit unifikues te Gjykates se Larte eshte e qarte dhe shteruese: Dekreti i Presidentit NUK eshte akt administrativ por eshte AKT ME NATYRE JURIDIKO-KUSHTETUESE. Ai. Nxirret nga organi me i larte ne ushtrim te kompetencave kushtetuese.
Gjykata e Larte urdheron te gjitha gjykatat e tjera poshte saj se "Dekretet e Presidentit te Republikes te nxjerra ne baze te kompetencave te tij kshtetuese nuk i nenshtrohen shqyrtimit gjyqesor sepse vete Kushtetuta e ka perjashtuar kete mundesi." Pike!” – shkruan Bylykbashi.
Ish-deputeti demokrat shkruan se sipas Gjykates se Larte, nuk mund te goditet në gjykate as edhe një dekret individual me te cilin Presidenti emeron apo shkarkon nje zyrtar, e aq me pak nje dekret qe rregullon miliona te drejta e detyrime individuale pergjate nje procesi pregatitor zgjedhor apo edhe ne diten e zgjedhjeve.
"Gjykata e Larte ia ka prere nje here e mire rrugen Kryeministrit qe te shkoje ne gjykata te zakonshme apo administrative” – shkruan Bylykbashi. ©LAPSI.al





