Këtë të mërkurë Partia Socialiste festoi 28-vjetorin e krijimit të saj. Kjo datë përkon edhe me ditëlindjen e kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili festoi 45-vjetorin. Këtë moment e ka komentuar edhe kryeministri Edi Rama i ndodhur në Lushnjë ku vijoi takimet elektorale.
“Sot është ditëlindja e PS-së, është edhe ditëlindja e Lulzim Bashës, kështu që i uroj shëndet, por jo fitore. Megjithëse kam përshtypjen se edhe sikur ta linin të hynte vetëm në zgjedhje prapë nuk fiton dot”, - tha Rama.