Flash

Ambasada e Holandës në Tiranë: Pse parlamenti ynë i tha “JO” Shqipërisë

Lapsi.al 12 June 2019
Ambasada e Holandës në Tiranë: Pse parlamenti ynë i tha

Ambasada e Holandës në Tiranë ka reaguar në lidhje me mocionin e votuar në parlament ku i thuhej “JO” hapjes së negociatave mes Shqipërisë e BE-së për këtë qershor.

Në një reagim, zyrtar, Ambasada e Holandës në Tiranë ka vënë në dukje pikërisht mungesën e hapave të ndërmarrë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke theksuar se parlamenti i kërkoi qeverisë që të refuzojë hapjen e negociatave.

REAGIMI:

– Politika e zgjerimit të BE bazohet në kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz për të siguruar që reformat në vendet që aspirojnë të bashkohen me Bashkimin Europian janë të qëndrueshme dhe të pakthyeshme dhe të dhënat bazike janë të qëndrueshme.

– Holanda vlerëson dhe mirëpret hapat që ka ndërmarrë Shqipëria, veçanërisht në lidhje me reformën gjyqësore dhe procesin e vettingut. Procesi i vettingut është një proces vërtet i shquar, unik për rajonin.

– Megjithatë, ka edhe hapa, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, që Shqipëria ende duhet të marrë përpara përmbushjes së kritereve të përcaktuara nga Këshilli në qershor të vitit 2018 para se negociatat e pranimit të mund të hapen. Në vazhdën e kësaj, parlamenti i Holandës më 12 qershor miratoi një mocion që i kërkoi qeverisë të mos pranonte të hapte negociata me Shqipërinë. Një vendim i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të 18 qershorit për të hapur negociatat e pranimit do të ishte i parakohshëm.

– Ne fuqimisht inkurajojmë qeverinë e Shqipërisë që të vazhdojë rrugën e saj. Ne e pranojmë se sa sfiduese është procesi i pranimit dhe ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në reformat e saj sa më shumë që mundemi, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI