Flash

"Meta ideon përplasje civile me mikun e tij Sali Berisha", ministrja reciton vargjet e Nolit për të sulmuar opozitën

Lapsi.al 13 June 2019
"Meta ideon përplasje civile me mikun e tij Sali Berisha",

Ministrja e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, gjatë fjalës së saj në seancën e sotme parlamentare ka thënë se presidenti i Republiëks, Ilir Meta, ka shkelur rëndë parimet kushtetuese, duke çdekretuar 30 qershorin si datë të paracaktuar për zgjedhjet lokale.

Akti i Ilir Metës është një atentat i pastër kushtetues që sulmon Republikën ku cenon rëndë të drejtën e zgjedhjes së shtetasve. Këta janë mësuar të bëjnë me Kushtetutën, ligjin dhe shqiptarët s’i kanë dashur. Më 30 qershor do të përballen me murin e lartë të ligjit ku do të thyejnë hundët.

Ilir Meta shkeli parimin e unitetit kombëtar. Me vendimin e tij, Ilir Meta dëshmoi se mund të nxjerrësh Presidentin nga kulla e LSI-së, por nuk mund të shkulësh LSI-në nga zyrat më të larta të shtetit. Shkeli parimin e sovranitetit të popullit. Presidenti u zgjati mandatin tej kushtetues.”- tha Spiropali.

Nga foltorja e Kuvendit, Spiropali zgjodhi t’u referohej vargjet e Fan Nolit për të sulmuar aktorët kryesorë të opozitës dhe kreun e shtetit, që e akuzoi për ideimin e përplasje civile me “mikun e tij” Sali Berisha.

Krisi pushka e gjëmoi moti

Kujton austriaku se u bë qiameti,

Nuk është kiamet po është murtanë,

Vjen Kavaja me gjithë Tiranë

Gajret çuna dhe ju faltë Zoti,

se Princ Vidin se zë moti.

Se Princ Vidin se zë moti,

kemi lejnun o prej baroti

Mal mbi mal këndon bilbili

Trim mbi trima Haxhi Qamili

Haxhi baba me vegjëli, qiti vidin me 12 mij.

Kjo lëvizje e cila ngjan kryekëput me këtë, sigurisht që nuk mund të përsëritet.”- recitoi Spiropali.

 

 

 

 

Të këshilluara

KQZ mblidhet sot në orën 13:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në orën 13.00. Idajet Beqiri i Unitetit Kombëtar pritet të kundërshtojë vazhdimin e vendimmarrjes nga KQZ pas ...

11:43

Axhenda anti Meta/Çfarë do të ndodhë sot?

E gjithë kjo e enjte do të jetë e ngarkuar politikisht me debatet për annulimin e datës së zgjedhjeve nga presidenti. Socialstët dhe opozita fasadë do të diskut...

09:58

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI