Flash

Korçë/ Dhunonte të ëmën, arrestohet 41-vjeçari

Lapsi.al 13 June 2019
Korçë/ Dhunonte të ëmën, arrestohet 41-vjeçari

Një 41-vjeçar, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij është arrestuar nga policia e Korçës.

Policia ka proceduar dhe dy persona të tjerë për vepra të tjera penale.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E.F, 41 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij shtetases V.F, 66 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

L.M, 43 vjeç, banues në fshatin Beragozhdë, pasi në rrugën “1 Maji” në Pogradec, ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volksëagen”.

E.V, 43 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr 9 në Korçë ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Ford”.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, njofton policia.

Të këshilluara

Axhenda anti Meta/Çfarë do të ndodhë sot?

E gjithë kjo e enjte do të jetë e ngarkuar politikisht me debatet për annulimin e datës së zgjedhjeve nga presidenti. Socialstët dhe opozita fasadë do të diskut...

09:58

Rama uron Bashën për ditëlindje

Këtë të mërkurë Partia Socialiste festoi 28-vjetorin e krijimit të saj. Kjo datë përkon edhe me ditëlindjen e kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili festoi 45-vje...

23:15

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI