Flash

Kandidati favorit për Kryeministër të Greqisë kërcënon Shqipërinë: Do të keni pasoja nëse nuk respektoni minoritetin

Lapsi.al 13 June 2019
Kandidati favorit për Kryeministër të Greqisë

Kandidati favorit për kryeministër i Greqisë, Kirjakos Micotakis, vlerëson se aspiratat e Shqipërisë për t'ju bashkuar familjes europiane nuk kanë për t'u realizuar pa u garantuar të drejtat e minoritetit grek në vend.

Kryetari i partisë opozitare "Demokracia e Re" tha të enjten se nëse ai zgjidhet kryeministër, kjo çështje mund të kushtëzojë edhe raportet e tij me qeverinë shqiptare.

"Mosrespektimi i të drejtave të komunitetit grek në Shqipëri do të kishte pasoja dhe do të dëmtonte marrëdhëniet dypalëshe. Nëse Edi Rama kërkon t'i ruajë raportet e mira me Greqinë, duhet të respektojë të drejtat e minoritetit tonë.", tha Mitsotakis

Deklarata e kryeopozitarit Micotakis vijon një politikë konstante të Greqisë, të shprehur ditët e fundit edhe nga vetë qeveritari në largim, Aleksis Cipras.

Gjatë prezantimit elektoral me rastin e zgjedhjeve të parakohshme të 7 korrikut, kreu i qeverisë paralajmëroi madje se tema e minoritetit grek në Shqipëri për herë të parë është përfshirë edhe në programin e tyre elektoral.

Sipas Cipras, respektimi i të drejtës së pakicave etnike për t'u përfaqësuar dhe për të pasur prona në Shqipëri janë parakusht për hapjen e negociatave dhe më tej hyrjen e vendit në Bashkimin Europian.

Ndërsa duhet më pak se një muaj nga data e zgjedhjeve parlamentare, sondazhet në Greqi tregojnë se partia e kryeministrit Cipras qëndron 9 pikë poshtë opozitarëve konservatorë, të cilët kanë shanset më të mëdha për të formuar një koalicion qeverisës.

Të këshilluara

Digjet një shtëpi në Lushnje

Një banesë në qytetin e Lushnjes ëhstë shkrumbuar nga zjarri, pasi flakët kanë përfshirë të gjithë apartamentin në katin e pestë të një pallati. Shërbimet zj...

16:08

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI