Flash

Çuçi: PS nuk tërhiqet nga shkarkimi i Metës, kemi mbledhur 52 firma

Lapsi.al 13 June 2019
Çuçi: PS nuk tërhiqet nga shkarkimi i Metës, kemi

Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi ka thënë se PS nuk tërhiqet nga shkarkimi i Ilir Metës. Duke folur në Ora News, ai tha se ditën e sotme rreth 51 apo 52 deputetë kanë votuar pro shkarkimit të Presidentit të Republikës.

"Nuk ishte vetëm PS, sepse ne 100 vota nuk i kemi. Ishte e iniciuar nga ne, por 100 vota tregojnë se ishte edhe një pjesë e opozitës parlamentare. Kjo tregon edhe një herë vullnetin e parlamentit të shprehur shumë qartë nëpërmjet një votimi kundër shkeljes së rëndë të kushtetutës që ka bërë presidenti i Republikës. Besoj se pas këtij votimi deputetë të mazhorancës kanë firmosur për të iniciuar shkarkimin e Presidentit të Republikës, për shkak të shkeljes së Kushtetutës dhe shkeljes së rëndë të ligjit. Sot u firmos kërkesa nga një numër i caktuar i nevojshëm i deputetëve për ta iniciuar procedurën. Madje deri para një ore ishin mbledhur 51, 52 firma që ishin marrë nga deputetët për të iniciuar procedurën", tha Çuçi.

Të këshilluara

Digjet një shtëpi në Lushnje

Një banesë në qytetin e Lushnjes ëhstë shkrumbuar nga zjarri, pasi flakët kanë përfshirë të gjithë apartamentin në katin e pestë të një pallati. Shërbimet zj...

16:08

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI