Flash

Del para vettingut kreu i Gjykatës Administrative të Apelit, denoncim nga kolegët: Favorizoi bashkëshortin e Ermonela Felajt

Lapsi.al 13 June 2019
Del para vettingut kreu i Gjykatës Administrative të Apelit, denoncim

Kryetari i Gjykatës së Apelit Administrativ Kastriot Selita u përball me komisionin e vettingut. Sipas hetimit të KPK-së Selita rezulton se ka në pronësi tri apartamente dy prej të cilave në Tiranë dhe një dubleks banimi në Gjirin e Lalzit.

Por nga hetimi, KPK ka konstatuar se kryegjyqtari ka mundësi financiare për të justifikuar këtë pasuri nisur edhe nga një trashëgimi e bashkëshortes, e cila para martese ishte pronare e një banesë në Tiranë nga shitja e te cilës kishte mundësuar edhe blerjen e apartamenteve.

Por ndaj kryegjyqtarit ishin paraqitur ne KPK një denoncim nga një grup gjyqtarësh të Apelit Administrativ ku pretendohej se në çështjen e vitit 2016 të Bledar Valikaj bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj dhe Presidentit te Republikës kishte një komplikim juridik. Sipas denoncimit trupi gjykues ku bënte pjese edhe Selita ka luajtur rol aktiv ne urdhërimin e KLP-së. Por sipas Selitës vendimi nuk ka qenë detyrues ndaj KLP për të ndërmarrë veprime ekstra ligjore. Ndërkohë një tjetër denoncim për gjyqtarin e apeli të administrativ ishte bere edhe ne lidhje me figurën. Po një grup kolegësh të tij gjyqtarë të kësaj gjykate e kishin denoncuar për kontakte me një person të papërshtatshëm me inicialet L.H element sipas tyre i përfshire në krime në fushën narkotike dhe evazionit fiskal.

Ky pretendim është hedhur poshtë nga selita por edhe vetë KPK ka konstatuar se nga verifikimet e kryera informacioni nuk kishte rezultuar i vërtetë. Të Enjten doli para kpk edhe drejtuesja e prokurorisë se Elbasanit Enkelejda Millonai i cila rezultoi pa probleme në tri kriteret.

Të këshilluara

Digjet një shtëpi në Lushnje

Një banesë në qytetin e Lushnjes ëhstë shkrumbuar nga zjarri, pasi flakët kanë përfshirë të gjithë apartamentin në katin e pestë të një pallati. Shërbimet zj...

16:08

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI