Flash

OSBE reagon për krizën politike në Shqipëri

Lapsi.al 13 June 2019
OSBE reagon për krizën politike në Shqipëri

“Kriza politike e Shqipërisë duhet të kapërcehet me ndjenjën e përgjegjësisë kolektive dhe përfshirjes në dialog pa parakushte”, - shprehet Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Xhorxh Tsereteli i pyetur për trazirat politike në Shqipëri.

“Pavarësisht nga rekomandimet e mëparshme nga OSBE, ne jemi dëshmitarë të rritjes së trazirave politike në Shqipëri, me zhvillimet e fundit që kërcënojnë që polemikat politike të kthehen në një krizë kushtetuese.

Situata aktuale kërkon që palët politike në Shqipëri të angazhohen në dialog gjithëpërfshirës pa parakushte dhe të ulen në tryezë në mirëbesim. Dialogu duhet të synojë të shmangë një përshkallëzim të dëmshëm të krizës duke adresuar gjithashtu shqetësimet legjitime të popullit.

Ndërsa Shqipëria përgatitet të kryesojë OSBE-në në vitin 2020 dhe pret një vendim nga Këshilli Evropian për hapjen e negociatave të pranimit me BE, është e domosdoshme që të gjitha palët e interesuara të respektojnë përgjegjësitë e tyre, të cilat janë të rëndësishme për qëllimet strategjike të Shqipërisë që ndahen nga pjesa më e madhe e shoqërisë shqiptare” - ka thënë ai.

Presidenti Tsereteli shtoi se kuadri ligjor shqiptar duhet të mbështetet dhe respektohet nga udhëheqësit politikë.

“Asambleja Parlamentare mbetet e bindur se me vullnetin e nevojshëm politik aktorët politikë shqiptarë posedojnë të gjitha aftësitë e nevojshme për ta çuar vendin përpara dhe për të ofruar anën më të mirë të Shqipërisë në OSBE”, - tha ai. Tsereteli theksoi se Asambleja Parlamentare vlerëson vëmendjen që Kryesia Sllovake i kushton Shqipërisë.

[caption id="" align="alignnone" width="1280"]Résultat de recherche d'images pour "Xhorxh Tsereteli" Xhorxh Tsereteli, President i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së[/caption]

Të këshilluara

Aksident në Fier, plagosen burrë e grua

Një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Marinzë. Sipas policisë, në aks...

19:51

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI