Flash

Lubonja: Përplasja Rama-Meta fsheh diçka tjetër

Lapsi.al 13 June 2019
Lubonja: Përplasja Rama-Meta fsheh diçka tjetër

Duke komentuar situatën politike në vend, analisti Fatos Lubonja thotë se konflikti mes kryeministrit Rama me Presidentin Meta është një “devijim nga problemet e vërteta”. I ftuar në emisionin Të paekspozuarit” në News24, Lubonja tha se gjithçka duket sikur është pakënaqësi personale, ndërsa theksoi se është problemi i “një Shqipërie që ka 30 vjet që nuk ndërton dot shtet”.

“Mua më duket se ky është një devijim nga problemet e vërteta që ka Shqipëria sot. Të merresh me Ilir Metën sot do të thotë… që unë nuk besoj se është aq budalla kryeministri por e bën për t’i ikur gjithë problemeve që janë sot në Shqipëri.

Pra, gjithçka duket sikur është pakënaqësi personale. Është problemi i një Shqipërie që ka 30 vjet që nuk ndërton dot shtet, nuk ndërton dot institucione të pavarura, që nuk ndërton dot një ekonomi të shëndoshë por mbahet me një ekonomi kriminale, me një krim që është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme.

Ne kemi qenë gjithmonë regjim por tani mendoj se jemi në një regjim të krimit. Ky është problemi që na ka futur në krizë që s’mund të ketë zgjedhje të lira. Njerëzit që duan ta dëgjojnë ose e dëgjojnë devijohen nga thelbi i problemit që kemi”, - deklaroi Lubonja.

Të këshilluara

Aksident në Fier, plagosen burrë e grua

Një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Marinzë. Sipas policisë, në aks...

19:51

Rama pritet me protesta në Librazhd

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta në qytetin e Librazhdit, i cili pritet të ketë një takim sot pasdite. Me thirrjet "Rama ik" qytetarët janë mbl...

18:49

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI