Flash

Alarmi/ Xhandarmëria serbe futet 8 km në brendësi të Kosovës

Lapsi.al 7 June 2019
Alarmi/ Xhandarmëria serbe futet 8 km në brendësi të

Xhandarmëria serbe ka vazhduar provokimet ndaj Kosovës. RTK raportoi se ditë më parë, më 31 maj të këtij vitit në fshatrat e thella të malësisë së Kamenicës një ekip prej katër pjesëtarë kufitarë nga xhandarmëria serbe janë futur në territorin e Kosovës duke lëvizur rreth 8 kilometra.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Svircë të Kamenicës. Pjesëtarët e xhandarmërisë serbe janë futur në një rrugë malore afër pikës kufitare në ‘Kapi’ rrugë e cila të çon në fshatin Svircë dhe ka lidhje me fshatin Sjarinë në Serbi.

Xhandarët serbë kanë lëvizur nëpër territorin e Kosovës më shumë se tetë kilometra, derisa kjo rrugë gjendet rreth dy kilometra vijë ajrore brenda territorit të Kosovës.

Xhandarmeria SerbeGjatë lëvizjes së tyre nëpër territorin e Kosovës, nuk ka pasur ndonjë akses ose ndonjë ndalesë të qytetarëve të cilët posedojnë ferma në atë rajon ose merren me prerje të pyjeve, por banorët janë shqetësuar nga veprimi i xhandarmërisë serbe. Ky është një provokim i radhës i shtetit serb ndaj shtetit të Kosovës, pasi kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë.

Të këshilluara

Rama: Përgjimet e Bild, shantazh politik

Kryeministri Edi Rama i ftuar në “Real Story” ka komentuar për herë të parë përgjimet e publikuara nga Bild. Fillimisht ai e quajti të gabuar urdhrin e Prokuror...

21:32

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI