Flash

Rama: Përgjimet e Bild, shantazh politik

Lapsi.al 6 June 2019
Rama: Përgjimet e Bild, shantazh politik

Kryeministri Edi Rama i ftuar në “Real Story” ka komentuar për herë të parë përgjimet e publikuara nga Bild. Fillimisht ai e quajti të gabuar urdhrin e Prokurorisë për të ndaluar mediat që të publikojnë lajme që kanë lidhur me proceset hetimore.

Ndërsa lidhur me përgjimet, Rama tha se i kishte neveri pasi ato mund të përdoreshin dhe të nxirreshin lehtësisht nga konteksti.

“Besoj se kjo dosje është mbajtur në sirtar për shantazh politik. Nuk është rastësi që të shikosh sesi një material i tillë nuk është përdorur për të vepruar apo thelluar dhe kapur në flagrancë. Por është përdorur për t’u mbajtur dhe për t’u nxjerrë nëpërmjet politikës”, - u shpreh Rama.

“Them që kam neveri nga përgjimet. Janë shumë të rrezikshme se nxirren nga konteksti. Jemi në kushtet që Dako nuk është më kandidat por një njeri i lirë. Përgjimet nuk janë prova por indice nga të cilat duhen hetuar.

Ka një shëmti, më vjen për të vjellë kur dëgjon biseda të caktuara, por e rëndësishme sa këto janë muhabete të materializuara. Ky proces zanafillën e ka nga policia e shtetit, e ka referuar në prokurori dhe ka filluar historia. Po duhet thënë që gjithë këta janë pas hekurave të burgut.

Besoj se kjo dosje është mbajtur në sirtar për shantazh politik. Nuk është rastësi që të shikosh sesi një material i tillë nuk është përdorur për të vepruar apo thelluar dhe kapur në flagrancë. Por është përdorur për t’u mbajtur dhe për t’u nxjerrë nëpërmjet politikës.

Pastaj kjo shkon edhe më tutje, këto copa materiali publikon në gazeta me tirazh shumë të madh. Për dy gjëra: për ta futur në kornizën e një zbulimi gjerman dhe nga ana tjetër kjo ekspozohet në momentin kur presim dritën jeshile për negociatat. Ky është një ushqim që helmon” – tha Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

TeleDoc mbërrin në Shqipëri! (FOTO)

Përmes aktivitetit zhvilluar në “Hotel Plaza”, “TeleDoc Albania” prezantoi aplikacionin më të ri që mundëson akses 24 orë në 7 ditë të javës me mjekë të special...

19:14

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI