Flash

Përgjimet e 'Bild'/ Prokuroria zbythet nga kamikazllëku politik. Ndryshon urdhërin për mediat

Lapsi.al 6 June 2019
Përgjimet e 'Bild'/ Prokuroria zbythet nga kamikazllëku
Pas urdhërit të djeshëm në të cilin theksohej se çdo media apo gazetar e kishte të ndaluar publikimin e përgjimeve nga dosja “339”, Prokuroria duket se ka bërë një hap pas. Përmes një njoftimi të dytë, organi i akuzës thekson se, pjesë e urdhërit të djeshëm nuk ka qenë media, por prokurorët e çështjes në fjalë. Në akt banda miltante e Arta Markut e ka kuptuar zellin e tepruar për ti shërbyer rilindjes që tregoi dje në panik e sipër. Reagimet e gazetarëve dhe kreut të shtetit e bënë të zbythet. Por edhe këtë herë e kan bërë duke gënjyer. Në deklaratën e sotme ata thonë se: "Duke vlerësuar rolin e mediave në informimin e publikut, ju bëmë me dije se ky urdhër nuk ka për qëllim kufizimin apo cënimin e lirisë së mediave, por vetëm arsyet ligjore të lartpërmëndura". Por në fakt dokumenti i djeshëm (shiko poshtë faksimilen) thoshte pikërisht të kundërtën e këtij të sotmit. Në letrën e firmosur nga dy ndjekësit e çështjes, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, që erdhi direkt pas qëndrimeve politike të Ulsi Manjës dhe Arta Markut skruhej e zeza mbi të bardhë ndalimi i publikimit. I gjithë ky prapsim i turpshëm ku prokuroria përdorej për nevojat propagandistike të pushtetit, erdhi pasi kamikazët politikë e kuptuan se kishin vëtëgrisur edhe maskën e fundit të pavarësië. ©Lapsi.al  Lexo me tej:

Kllounët që po hetojnë nxjerrjen e sekretit të dosjes 33

Reagimi i plotë: Sipas Urdhërit të Prokurorëve, datë 05.06.2019, të dërguar për njoftim në media, në lidhje me ndalimin e publikimit të akteve sekrete të proçedimit penal nr. 339 të vitit 2016, sqarojmë se ndalimi i publikimit, është i bazuar në ligjin proçedural dhe atë material në fuqi, (nenet 103, 104 e 105 të Kodit të Proçedurës Penale dhe neni 295/a të Kodit Penal) . Ky ndalim ligjor synon të ruajë sekretin hetimor dhe gjen zbatim për të gjithë subjektet proçedurale të çështjes penale nr. 339 të vitit 2016, si prokuror, oficer të policisë gjyqësore, mbrojtës ligjor, të pandehur dhe çdo subjekt tjetër që është njohur apo merr dijeni për aktet e proçedimit penal për shkak të funksionit që kryen. Në fazën ku ndodhet hetimi i kësaj çeshtjeje, nxjerrja e akteve me të dhëna të ndryshme që përbëjnë sekret hetimor, mund të ndikojë në rezultatet e hetimit, tjetërsimin apo deformimin e provave si dhe sigurinë e shtetasve emrat e të cilëve mund të bëhen publike nga publikimi i paautorizuar i akteve sekrete, të cilët janë pyetur apo do të pyeten për faktet objekt hetimi. Duke vlerësuar rolin e mediave në informimin e publikut, ju bëmë me dije se ky urdhër nuk ka për qëllim kufizimin apo cënimin e lirisë së mediave, por vetëm arsyet ligjore të lartpërmëndura.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI