Flash

FOTO/ Gafa e Gent Cakajt me gazetarët pas takimit me homologun holandez

Lapsi.al 6 June 2019
FOTO/ Gafa e Gent Cakajt me gazetarët pas takimit me homologun holandez

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka rënë sërish pre e një incidenti me gazetarët pas një takimi me ministrin e Jashtëm të Holandës, Stef Blok. Në grupin e WËhatsApp të gazetarëve ku shpërndahen njoftimet e Ministrisë së Jashtme u publikua njoftimi pas takimit të dy ministrave. I pakujdesshëm, Cakaj pyeti në grup “nëse kishte një foto më të mirë të shtrëngimit të duarve”.

“A kom handshake më të mirë?” – shkroi vetë ministri në grup duke lënë të kuptohet se ishte i pakënaqur me fotot e shpërndara nga zyra e shtypit. Ministri e ka kuptuar gabimin, por u deshën vetëm pak sekonda që të nisnin komentet nga gazetarët. Fillimisht e ndërroi emrin e grupit në WhatsApp nga “MEPJ MEDIA” në “STOP” dhe vetë iku nga grupi. I zënë ngushtë nga gafa e dytë e ministrit, ka ndërhyrë një nga zëdhënëset që e ka mbyllur grupin për komentet. ©LAPSI.al

cakaj1

cakaj3 copy

111

Të këshilluara

TeleDoc mbërrin në Shqipëri! (FOTO)

Përmes aktivitetit zhvilluar në “Hotel Plaza”, “TeleDoc Albania” prezantoi aplikacionin më të ri që mundëson akses 24 orë në 7 ditë të javës me mjekë të special...

19:14

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI