Flash

Habit Vangjush Dako: Personi që kam folur unë nuk është Astrit Avdyli

Lapsi.al 6 June 2019
Habit Vangjush Dako: Personi që kam folur unë nuk është

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako e ka mohuar bisedën e tij me Astrit Avdylin të publikuar në përgjimet e gazetës Bild. Në emisionin “Opinion” Dako tha se personi em të cilin ka folur ai nuk është Astrit Avdyli. 

“Nuk jam duke folur me Astrit Avdylin. Në atë përgjim ma gjeni ju me kë jam duke folur. Nuk jam duke folur me Astrit Avdylin. Nga ato që kanë dalë Astrit Avdyli flet me 5 persona dhe një mendje e hollë e ka bërë sikur ka folur me mua. Jam duke folur me një person tjetër, por jo me Astrit Avdylin. Të bëj sfidë të hapur... më mori njëri dhe më tha ky zë nuk është Astrit Avdyli” – tha Dako që nuk i dha përgjigje pyetjes së kush është personi me të cilin është duke folur dhe se si ai person mbahet nën përgjim nga prokuroria.

Për përgjimin tjetër me drejtorin e UKD-së të cilit Avdylaj i kërkon listën e punonjësve me PD-në, Dako thotë se është një drejtor në bashkinë e Shijakut. Ndërsa kërcënimin e Astrit Avdylit për të hequr gjobën e INUK, Dako tha se personi që i përgjigjet është thjesht një i papunë. ©LAPSI.al  

Të këshilluara

TeleDoc mbërrin në Shqipëri! (FOTO)

Përmes aktivitetit zhvilluar në “Hotel Plaza”, “TeleDoc Albania” prezantoi aplikacionin më të ri që mundëson akses 24 orë në 7 ditë të javës me mjekë të special...

19:14

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI