Flash

Dako mohon gjithçka: Avdylajt e Shijakut nuk kanë përfituar prej meje

Lapsi.al 6 June 2019
Dako mohon gjithçka: Avdylajt e Shijakut nuk kanë përfituar

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako është munduar të shfajësojë edhe deputetin socialist Ilir Ndraxhi, emri i të cilit në disa audio-përgjime të dosjes “339” dhe që përflitet nga pjesëtarë të familjes Avdylaj. Në emisionin “Opinion” Dako tha se asnjë nga personat e përgjuar nuk ka përcaktuar kandidimin e Ilir Ndraxhit për deputet, por deklaroi se kandidimi i tij ka nisur që në vitin 2013.

“Pse ai e ka emëruar Ndraxhin deputet? Procesi i zgjedhjes së deputetëve fillon që në vitin 2013 me Ndraxhin të cilit i kemi kërkuar të jetë deputet i PS, nuk ka pranuar. Në 2015 i kemi kërkuar të jetë kryetar i Bashkisë së Shijakut. Nuk ka pranuar.

Në vitin 2016, një miku im i ngushtë ka ardhur dhe më ka thënë kam biseduar me Ilir Ndraxhin dhe ka ndryshuar mendjen. Dhe kam qenë unë bashkë me mikun tim të cilin ja kemi prezantuar edhe kryetarit të partisë Edi Rama. Kur u vendos deputeti mori dhenë. Deputeti i Shijakut në këtë kohë ka qenë Blendi Klosi, i cili mori detyrë tjetër, për të drejtuar qarkun e Beratit.

Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë thonë njerëzit, nëse njerëzit jashtë prezencës sime dhe bëjnë plane për të ma futur apo për të ma nxjerrë… Unë marr përsipër që në fushatën elektorale të mos ketë vjedhje votash, të mos ketë blerje votash e të mos ketë kërcënime. Të më dalë një kandidat, Agron Duka që të më thotë se kanë kërcënuar një votues”, - tha Dako. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Rama: Përgjimet e Bild, shantazh politik

Kryeministri Edi Rama i ftuar në “Real Story” ka komentuar për herë të parë përgjimet e publikuara nga Bild. Fillimisht ai e quajti të gabuar urdhrin e Prokuror...

21:32

TeleDoc mbërrin në Shqipëri! (FOTO)

Përmes aktivitetit zhvilluar në “Hotel Plaza”, “TeleDoc Albania” prezantoi aplikacionin më të ri që mundëson akses 24 orë në 7 ditë të javës me mjekë të special...

19:14

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI