Gazetari gjerman i Bild, Peter Tiede e ka parë veten në mesin e qindra komenteve në faqen e tij në FB. Kjo situatë ka sjellë edhe reagimin e tij.
Ai shkruan se po sulmohet nga trollët e Edi Ramës.
“Kokoshka. Njerëzit e Edi Ramës tani po shpërndajnë tekste trollësh nga RT Gjermanisht për mua. Propagandë e Kremlinit- sa të dëshpëruar duhet të jeni?” shkruan ai.
Më herët, Tiede shkroi se është e paimagjinueshme që në një vend demokratik, qeveria dhe institucionet të ushtrojnë censurë ndaj medias.