Sipas ish-deputetit demokrat, Enkelejt Alibeaj, kush pret dorëheqjen e Edi Ramës pas skandalit për blerjen e votave do të zhgënjet. Duke folur nga selia blu, Alibeaj theksoi se Ram do vazhdojë të mbrojë Vangjush Dakon dhe kriminelët e tij për të mbrojtur pushtetin që gëzon.
“Kushdo që pret dorëheqjen e Ramës pas skandalit për blerjen e votave, do të zhgënjehet. Edi Rama do ta vazhdojë të mbrojë Dakon dhe çdo kriminel për të mbrojtur pushtetin e tij të kalbur” - u shpreh Alibeaj.
Sipas tij, largimi i Edi Ramës është zgjidhja për të shkeputur lidhjet e politikës me krimin dhe për të çliruar zgjedhjet nga pengmarrja e krimit dhe kjo është arsyeja pse qytetarët duhet të marrin pjesë në protestën kombëtare të 8 qershorit.
“Me Edi Ramën, synimi i vetëm i të cilit është të mbrojë pasurinë dhe pushtetin e tij të kalbëzuar nga krimi dhe korruposioni, shqiptarët kanë vetëm një zgjidhje: Të bashkohen me protestën kombëtare më 8 Qershor. Pjesëmarrja dhe vendosmëria e shumicës së shqiptarëve për të mos pranuar paktin e tij me krimin, është përgjigja më e mirë për kryeministrin ilegjitim të votave të blera me krimin” - shtoi Alibeaj.