Ministri i Jashtëm holandez Stef Blok deklaroi se qeveria e tij nuk është e interesuar në negociatat e pranimit mes BE-së dhe Shqipërisë, por Maqedonisë së Veriut ia lë derën të hapur.
Sipas tij, në Maqedoni janë ndërmarrë hapa të mirë. Deputetët kërkuan të mësonin qartësisht qëndrimin e Holandës për nisjen e negociatave dhe ministri ishte i prerë.
“Por ata nuk janë ende atje.’Ka ende diçka për t’u bërë në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit”.
Komisioni Evropian thotë se BE-ja duhet të fillojë bisedimet e pranimit me këto vende. Sipas komisionerit të Zgjerimit, Johannes Hahn reformat që janë zbatuar këtu duhet të shpërblehen. Deputetët donin të dëgjonin një ‘Po’ apo ‘Jo’ nga ministri në lidhje me vendimin për zgjerimin me këto dy vende. “Angazhimi nuk është i qartë”, tha deputeti Pieter Omtzigt.
Por, Blok mendonte se ishte mjaft i qartë. Sipas tij, asnjë vendim nuk mund të merret në BE nëse të gjitha shtetet anëtare marrin një pozicion të paracaktuar paraprakisht.