Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar padinë e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), që refuzoi të regjistronte komisionerët e dy partive opozitare joparlamentare në Komisionet e Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) për zgjedhjet vendore të 30 qershorit. zgjedhjet e 30 qershorit, duke argumentuar se subjektet nuk janë të regjistruar në zgjedhjet lokale. Në argumentimin e vendimit, Kolegji i është referuar mospjesëmarrjes në zgjedhje të këtyre subjekteve politike, gjë që u heq të drejtën ligjore për të pasur komisionerë.
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso, deklaroi se vendimi është i padrejtë, pasi sipas tij, përcaktimi i anëtarëve të KZAZ-ve u takon të dyja partive bazuar në rezultatet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. "Vendimmarrja e tyre e paligjshme. Cenon të drejtën tonë qe e kemi fituar në zgjedhjet e shkuara. Kërkojmë shfuqizimin e vendimit të KQZ dhe gjykimin e çështjes në themel duke miratuar kandidaturat tona për komisionerë", shprehet Kaso.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i LSI-së u shpreh se vendimi i KQZ-së është i paligjshëm dhe i pabazuar në Kod Zgjedhor.