Flash

Vendet vakante në Kuvend/ Kush janë 8 kandidatët e PD-së dhe të LSI-së që kanë refuzuar mandatin e deputetit

Lapsi.al 8 April 2019
Vendet vakante në Kuvend/ Kush janë 8 kandidatët e PD-së dhe

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë me dije se në mbledhjen e ditës së nesërme do të shpallë listën shumëemërore, për moszgjedhjen e 8 kandidatëve për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike dhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Kandidatët që kanë refuzuar mandatin që do mund të përfitonin në funksion të plotësimit të vendeve vakante në Kuvend,  janë:

-Arvit Bushati, kandidati PD-së  për Qarkun e Shkodrës;

-Kristiano Koçibelli, kandidat i PD-së për Qarkun e Korçës;

-Lorenc Danaj, kandidat i PD-së për Qarkun e Vlorës;

-Shkëlqim Fortuzi, kandidat i PD-së për Qarkun e Durrësit;

-Luigj Gjergji, kandidat i PD-së për Qarkun e Lezhës;

-Klajti Reçi, kandidat i PD-së për Qarkun e e Lezhës;

-Edlira Çekrezi, kandidate e LSI-së për Qarkun e Elbasanit;

-Brunilda Paskali, kandidate e LSI-së për Qarkun e Korçës.

Mes emrave të lartlistuar, bie në sy kandidatura e Brunilda Paskalit, e cila aktualisht shërben si këshilltare e Presidentit të Republikëës, Ilir Meta. Paskali ka punuar si Zëvendës-Ministre e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes përgjatë intervalit dyvjetor nga tetori i 2013-s deri në gushtin e 2015-s.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

“Deutsche Welle”: Çfarë fshihet pas protestave në Shqipëri?

Për javë të tëra, imazhet e turmave të shqiptarëve që protestojnë në rrugë janë përhapur në të gjithë botën. Protestuesit thonë se po luftojnë për demokraci. Kryeministri Edi Rama këmbëngul se lëvizja është pjesë e një lufte hibride.

20:55

Me sytë katër

PAPARAZZI