Policia greke ka arrestuar një shtetas shqiptar, 20 vjeç, për shkak se kishte kanosur një vajzë 14-vjeçare me publikimin e një fotoje ku e mitura shfaqej gjysmë e zhveshur.
I riu kishte arritur të dispononte foton në padijeni të vajzës, të cilën e shantazhonte në vazhdimësi për postimin e përmbajtjes nëpër rrjete sociale, nëse ajo nuk do t’i ofronte në këmbim foto të tjera të kësaj natyre.
Forcat policore janë nisur pas denoncimit të 14-vjeçares drejt shtëpisë së shqiptarit në afërsi të ishullit të Peleponezit, ku edhe kanë gjetur me qindra foto nudo vajzash të tjera të mitura.