Zëvendës-Kryeministri dhe njëherazi Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, është i mbarënjohur për qendrimin e tij euroskeptik dhe për ndjekjen e një politike strikte dhe refraktare kundrejt emigrantëve. Në daljet e denduara publike gjatë shkurtit të vitit të kaluar, në vigjilje të zgjedhjeve qendore të 4 marsit, Salvini ka bërë deklarata të ashpra edhe ndaj shqiptarëve, të cilët i quajti kriminelë duke u zotuar po ashtu se do t’i kthente në atdhe.
Megjithatë, pas pak kohësh reflektimi, kreu i “La Lega”-s u tërhoq nga këto deklarata të nxituara, duke shpjeguar se ishte abuzuar me përgjithësimin për të gjithë shtresën e emigrantëve shqiptarë, për arsye se në të vërtetë sulmi verbal i referohej vetëm atyre personave të përfshirë në veprimtari kriminale.
Në koherencë të plotë me saktësimin e tij, Salvini është parë ditën e djeshme në një stadium në shoqërinë e dy emigrantëve shqiptarë në Itali. Miqësisht, shqiptarët i kanë kërkuar Zv.Kryeministrit të bëjnë të bëjnë një selfie, që është shpërndarë në mënyrë virale në rrjetet sociale ditën e djeshme.
Në foto Salvini shfaqet i buzëqeshur duke bërë simbolin e kombit shqiptar, shqiponjën.