Flash

Shpërbehen dy banda shqiptarësh, kryenin trafik droge dhe klandestinësh

Lapsi.al 8 April 2019
Shpërbehen dy banda shqiptarësh, kryenin trafik droge dhe

Nga një operacion i Policisë italiane në komunën e Frascati-t janë shpërbërë  dy banda shqiptarësh, që kishin si veprimtari trafikun e drogës dhe të klandestinëve drejt Anglisë, përmes falsifikimit të dokumentave identifikuese. Forcat policore kanë vënë në zbatim 11 masa “arrest me burg”, 2 masa sigurie  “arrest shtëpiak” dhe 5 të tjera për “detyrim paraqitjetje”.

Sipas informacioneve të bëra të ditura nga Policia, kapja e një gruaje në aeroportin e Londrës me një kartë identiteti me emër italian, qe ndihmesa që sherbeu për zbulimin e kësaj veprimtarie kriminale të përmasave të mëdha.

Nga hetimet e mëpasshme u zbulua se Italia ishte baza e këtij rrjeti të mirëorganizuar që drejtohej nga shtetas shqiptarë. Klandestinët nga Shqipëria pasi kishin mbërritur në Itali, pajiseshin me dokumente false me emra italianë për t’u nisur drejt Anglisë.

Njëkohësisht me dërgesat e grupit të klandestinëve kundrejt pagesave, bandat kryenin edhe trafik droge, që transportohej me automjete deri në Romë. Në cilësinë e provës materiale, janë sekuestruar 150 kg marijuanë, si edhe doza kokaine dhe heroine.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI