Flash

(FOTO) Shtëpia e djegur në Pukë, një shkëndijë elektrike dyshohet si shkak i zjarrit

Lapsi.al 8 April 2019
(FOTO) Shtëpia e djegur në Pukë, një shkëndijë

Një shtëpi është djegur në Pukë duke i marrë jetën çiftit të bashkëshortëve Petrit dhe Dava Ndoj 40 dhe 35 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Va Shënkoll’ të fshatit Breg. Banesa u përfshi nga flakët rreth orës  02:00 të mëngjesit të kësaj të hëne.

Nga informacionet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike.

Bashkëshortët 40 dhe 35 vjeç po flinin në katin e dytë të banesës kur ka rënë zjarri. Dëmtime të lehta kanë pësuar dhe katër fëmijët e tyre, të cilët janë hedhur nga dritarja e katit të dytë. Fëmijët, më i madhi 12 vjeç , kanë arritur të shpëtojnë mrekullisht nga flakët gjyshen e moshuar, e cila ishte e paralizuar dhe nuk kishte mundësi të ecte.

Katër fëmijët morën mjekim të shpejtë dhe më pas janë strehuar tek të afërmit e nënës.

Alarmin për zjarrin e ka dhënë i zoti shtëpisë Pal Gjoni, i cili kishte dëgjuar zhurmën e tjegullave. 82-vjeçari me bashkëshorten e paralizuar po flinin  po ashtu në katin e dytë të banesës, ndërsa fatmirësisht kanë arritur të dalin pa dëmtime. Trupat e pajetë të Petrit dhe Dava Ndoit u gjetën pranë njëri-tjetrit teksa kishin tentuar të dilnin nga dhoma. Forcat zjarrfikëse të Pukës dhe Fushë Arrëzit kërkuan rreth dy orë për gjetjen e trupave nën mbetjet e zjarrit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI