Flash

Basha zbulon “lojën” e Veliajt: Pallate 10-katëshe në zonën e Universitetit Bujqësor

Lapsi.al 7 April 2019
Basha zbulon “lojën” e Veliajt: Pallate 10-katëshe në

Gjatë bashkëbisedimit me fermerë të Luzit të Vogël, kryetari i PD-së Lulzim Basha bëri akuza të forta ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

“Kjo është emergjencë kombëtare, por jo për sejmenin e Ramës Erion Veliaj, i cili pasi u kap duke shmangur shtratin e Lanës për ndërtimet e trafikantit, tani po shkatërron investimin 50-vjeçar të Universitetit Bujqësor, për t’i hapur rrugën një lagjeje me pallate të reja 10-katëshe për oligarkët” - tha Basha.

“Në vend që të fuqizohet, i vetmi universitet bujqësor që ka vendi, në vend që të fuqizohen fakultetet e tij, veterinaria, agrobiznesi, ça bëjnë, shkojnë dhe për të vjedhë tokat e pronarëve aty – e keni pa çfarë bëhet apo jo – duan t’i marrin fidanishten dhe duan të prishin projektin e Universitetit Bujqësor të Kamzës. Shikoni çfarë banditësh kemi në krye.

Nuk mjaftohen që u kapën duke vjedhur tek Unaza e Re, nuk mjaftohen që u kapën duke prishë rrjedhën e Lanës, që ai trafikanti i drogës të ndërtonte 60 milionë euro pallate, por tani duan të prishin Universitetin.

Do ndërtoheshin aty dy fakultete të reja, por shkon ky sejmeni i Edi Ramës, i lavatriçes së pastrimit të parave të pisëta, Erion Veliaj, dhe thotë: do ta marr unë këtë tokën. 200-300 metra më andej, po ta shtyjë projektin e shkollës, mund të bëhet edhe shkolla, edhe të mos cënohet plani i universitetit, masterplan që e ka firmosur vetë kreu i qeverisë.

Por jo. Sepse plani nuk është për shkollë. Puna e shkollës ishte loja. Ai do të bëjë shkollën aty, që pastaj, në gjithë pjesën tjetër, të ndërtojë pallate 10-katëshe. Hajdutëri që shkatërron një investim 50-vjeçar, Universitetin Bujqësor të Kamzës” - tha Basha.

Universiteti Bujqësor proteston prej ditësh kundër ndërtimit të bashkisë së Tiranës. Kjo e fundit thotë se hapësira është blerë nga bashkia nga privatët, por Universiteti thotë se e ka përdorur këtë hapësirë prej vitesh. Bashkia do të ndërtojë këtu një shkollë të mesme me PPP duke i dhënë një pjesë edhe privatëve nga hapësira e saj. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI