Flash

Zjarri në Pukë: I moshuari tregon si u dogjën djali dhe nusja

Lapsi.al 8 April 2019
Zjarri në Pukë: I moshuari tregon si u dogjën djali dhe nusja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm më fshatin Breg të Pukës, ku një banesë është përfshirë nga flakët. Për pasojë ka humbur jetën çifti Petrit e Dava Ndoj, 40 dhe 35 vjeç.

Në momentin e rënies së zjarrit ata po flinin në katin e dytë, duke mos mundur dot të dilnin gjallë nga shtëpia.

Pas ngjarjes së rëndë, i zoti i shtëpisë, Pal Gjoni ka treguar tmerrin që ka parë me sytë e tij.

“Kam dëgjuar tjegullat që kërcisnin kur me doli gjumi. Jam zgjuar shpejt, kisha hallin e fëmijëve. I kam thirrur djalit qe të nxirrte gruan që e kam të paralizuar. Ai nuk mu përgjigj kurrë më. U gëzova kur pashë që fëmijët ishin në oborr.  Ajo që më ndodhi mua, mos i ndodhtë askujt”, tha i moshuari.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI