Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca është shprehur se Bashkimi Europian mbështet Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit.
Në fjalën e tij në aktivitetin me temë ‘Rrugëtimi drejt ngritjes dhe funksionimit të sistemit të ri elektronik të deklarimit të interesave private të personave të zgjedhur dhe disa nëpunësve publik’ Soreca e konsideroi luftën ndaj korrupsionit si prioritet kyç për Shqipërinë.
“Lufta kundër korrupsionit është prioritet kyç, korrupsioni ul reputacionin e vendit. Lufta ndaj këtij fenomeni kërkon kërkon vullnet politik. Sistemi i deklarimit të pasurisë është i rëndësishëm” u shpreh Soreca ndërsa shtoi se korrupsioni ka efekt shkatërrues në ekonomi.