Flash

Basha takim me Kryesinë e PD: E kemi situatën në favor, më 13 prill do të jemi më shumë

Lapsi.al 8 April 2019
Basha takim me Kryesinë e PD: E kemi situatën në favor, më

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me Kryesinë e Partisë Demokratike. Sipas Bashës protesta e 13 prillit duhet të jetë më e madhe se të mëparshmet. Ai e sheh situatën në favor të opozitës, të cilën e konsideron shumicë.

“Për protestën e 13 Prillit duhet një organizim kapilar për ta pasur pjesëmarrjen edhe më të madhe se dy protestat e tjera kombëtare. Kemi të gjithë situatën në favor. Ne jemi de fakto shumicë. Që pas djegies së mandateve, PD ka një rritje të menjëhershme edhe mes të pavendosurve. Jemi shumicë absolute në çdo sondazh të pavarur vendas dhe të huaj. Duhet ta përkthejmë sa më shpejt në votë këtë mbështetje të shqiptarëve. Për këtë arsye, pjesëmarrja e lartë në protestë ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Kërkesa jonë mbetet e pandryshueshme. Largimi i Edi Ramës dhe qeveria tranzitore. Të shpjegojmë kudo në çdo takim që ne jemi shumicë dhe duhet ta tregojmë këtë”, tha Basha

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI