Zyra e shtypit e kryeministrit Rama shpërndau këtë të diel një takim të bërë në një shkollë të Golemit ku akuzoi kryebashkiakun e Kavajës, Isa Sakja se ndërton pallate në rërë dhe se prokuroria nuk e ka hetuar.
“Bashkia këtu ndërton pallate në rërë, akoma sot e gjithë ditën dhe s’kanë faj përderisa sot akoma s’ka ardhur dora e prokurorisë” – tha Rama, por nuk ka vonuar edhe reagimi kryebashkiakut demokrat.
“Nen drejtimin e demokrateve, ne Bashkine e Kavajes është shembur monopoli i ndërtimit 6-vjeçar te klanit rilindas; kjo eshte e vërteta. Kjo e ka shqetësuar klikën e rilindasve ne qytet, e cila uzurpoi edhe rërën, edhe zhavorrin, edhe mistritë e muratoreve punëtorë ne Kavajë per t’ia dhënë te gjitha vetem nje firme. Kjo nuk ndodh me!” – thotë Sakja në reagim në Facebook.
“Mbasi ndritët Durrësin sot z. Rama dhe z. Dako ju lëshuat Kavajes. Ne fakt, nuk ka ironi me te madhe se përmendja e fjalës "prokurori" dhe "pallate ne rërë " ne prani te Vangjush Dakos. Sot, bashkia e Kavajës zoti Rama, mbasi mbaroi riparimet e dëmeve që bëri " rilindja" juaj në Kavajë dhe Golem po ben tamam ato që ju nuk i bëtë dot.
Zoti Rama duhet ta dish, se ne kushtet kur nuk investon asnje qindarke ne nje bashki vetëm per arsye politike, nuk mund te pretendohen investime disa miliona euro ne nje konvikt. Është nonsens! Gjithsesi, te falenderoj se sot zbuluat platformën e sulmit kundër meje, ate te ‘45-es: kundërshtar politik = ne litar! E di, kete sulm e ben se ke frike nga protestat!” – shkruan Sakja ndër të tjera. ©LAPSI.al