Flash

OBSH: Mbi 1300 viktima nga i nxehti në 1 javë në Europë

Lapsi.al 28 June 2026

"Që nga 21 qershori, më shumë se 1,300 vdekje të lidhura me temperaturat e larta janë regjistruar në Evropë" - shkroi Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në X. 

Ai shpjegoi se Europa "është kontinenti që po ngrohet më shpejt në Tokë, me dyfishin e mesatares globale." 

"Tani për tani, 150 milionë njerëz po jetojnë nën një valë ekstreme të nxehtësisë", shpesh e quajtur si "vrasësi i heshtur". Shtëpitë, vendet e punës dhe shkollat ​​evropiane nuk janë ndërtuar për të përballuar këto temperatura" – shtoi ai.

"Të nxitura nga ndryshimet klimatike dhe ngrohja globale, valët e nxehtësisë “që ndodhin një herë në një brez” tani po ndodhin pothuajse çdo vit. Ne u paralajmëruam" – shkroi kreu i OBSH. 

OBSH po punon me Shtetet Anëtare dhe partnerët e saj për të adresuar kërcënimet shëndetësore të paraqitura nga nxehtësia ekstreme, duke u përqendruar në përgatitjen, parandalimin dhe reagimet më të forta të sistemit shëndetësor.

"Në veçanti, ne po i inkurajojmë vendet evropiane të zbatojnë plane veprimi shëndetësor të lidhura me nxehtësinë, si pjesë e një axhende më të gjerë për të mbrojtur shëndetin nga ndryshimet klimatike", përfundon Ghebreyesus. ©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI