Flash

Lutja e gjyshit të Asmer Bilalit: Dalin 2 kufoma nga kjo shtëpi...

Lapsi.al 31 March 2019
Lutja e gjyshit të Asmer Bilalit: Dalin 2 kufoma nga kjo shtëpi...

Gjyshi i Asmer Bilalit, ish-boksierit që ndodhet në burg i arrestuar si pjesë e grupit “Bajri”, Fahri Vejuka ka një lutje për shtetin. Ndërsa sot përcjell dhëndrrin për në banesën e fundit dhe vëllain e tij, Vejuka kërkon që Asmeri, nipi i tij të qëndrojë për dy ditë në shtëpi për të pritur njerëzit.

I moshuari thotë se në këtë familje ka mbetur vetëm një djalë 23 vjeç shumë i sëmurë ndërsa nga ana tjetër pasi falënderon shtetin që e ka lejuar nipin të marrë pjesë në varrim, kërkon të shikojë këtë familje.

“Shpresojmë që shteti të gjejë autorët e vrasjes sepse është një ngjarje shumë e rëndë që ka ndodhur. Pothuajse është shuar një familje pas kësaj ngjarje dhe institucionet do të bëjnë detyrën e tyre për çfarë ka ndodhur. Asmer Bilali është djali i Astrit Bilalit dhe Asmeri është në burg prej disa muajsh. Ai do të jetë vetëm në varrim por ne kërkojmë që të lihet të paktën dy ditë tek banesa e tij për të pritur njerëzit sepse nuk ka askënd.

Vëllai i tij 23 vjeç është shumë i sëmurë dhe nuk është askush tjetër. Shpresojmë që institucionet të vendosin dorën në zemër dhe të na mirëkuptojnë në kërkesën tonë. I falënderojmë që e kanë lejuar të jetë në varrim por kërkojmë të qëndrojë pak më gjatë, të paktën dy ditë dhe normalisht me prezencën e policisë. Për të tjerat shteti të bëjë detyrën dhe nëse ka bërë diçka mund të dënohet por sot i kërkojmë ta lejojnë të paktën dy ditë që të qëndrojë sepse do dalin dy kufoma nga shtëpia jonë”, tha Fahri Vejuka.

https://youtu.be/2LLy1Xxv5OQ

Të këshilluara

Kthehet ora verore, akrepat sot 60 minuta para

Për të gjithë, zgjimi sot është më i vështirë në orarin e përditshëm për shkak të ndërrimit të orës, një proces që ndodh çdo vit në të dielën e fundit të marsit...

10:59

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI