Flash

Protestat në Shqipëri: Çfarë thotë Berlini?

Në një kohë kur protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, qeveria gjermane rikujton rëndësinë e shtetit të së drejtës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

17:26

Sot është turp të jesh socialist

Teksa shikoj videot e të rinjve që hiqen zvarrë, ndiej turp për të majtën kriminale të këtij vendi. Më përzihe...

17:20 Irena Beqiraj

VIDEO/ Sherr masiv për një shezlong në një resort në Spanjë

Lapsi.al 26 June 2026

Një sherr masiv shpërtheu mes turistëve në hotelin Santa Susanna në Katalonjë. Një vajzë 13-vjeçare u pa me gjak në fytyrë dhe thuhet se iu thye hunda.

Sipas gazetës “The Sun”, turistët u kapën nga flokët e njëri-tjetrit dhe u goditën me grushte për një shezlong në pishinën e hotelit. Sipas një dëshmitari okular, gjithçka filloi kur vajza 13-vjeçare britanike u ul në një shezlong pa e ditur se po përdorej nga një familje tjetër.

Një video që qarkullon në rrjetet sociale kap momentin kur një burrë e goditi vajzën, ndërsa një tjetër burrë i tërheq flokët. Pas disa sekondash, persona të tjerë fillojnë të përfshihen në sherr.

“Ai nuk tha asnjë fjalë, thjesht e sulmoi. Ishte e pabesueshme, absolutisht e neveritshme. Si mund të sillet kështu një burrë i rritur me këdo, e lëre më me një fëmijë ? Vajza u largua me gjak që i rridhte nga hunda. Gratë po u bërtisnin fëmijëve të tyre të dilnin nga pishina", - tha dëshmitari.

Përveç adoleshentes, edhe persona të tjerë u plagosën lehtë. Stafi i hotelit ndihmoi në ndarjen e sherrit dhe thirri policinë, megjithëse, sipas gazetës Sun, nuk duket se janë bërë arrestime. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI