Flash

I vunë zjarrin pishave e ullinjve, zbulohen autorët

Lapsi.al 31 March 2019
I vunë zjarrin pishave e ullinjve, zbulohen autorët

Policia ka zbuluar autorët e zjarrvënieve në pyje dhe kullota në Mallakastër, njëri prej të cilëve është arrestuar dhe tjetri është vendosur në ndjekje penale për shkak të moshës së mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F.N, 46 vjeç, banues në Ballsh.

Ditën e djeshme, ky shtetas në tokën e tij ka vënë zjarr duke djegur disa shkurre të cilat më pas kanë sjellë djegien e një masivi pyjor, pronë e fondit pyjor të Bashkisë Mallakastër, duke sjellë një dëm të konsiderueshëm në pemë të llojit pisha dhe ullinj të një sipërfaqe prej 1 Ha.

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi E.N, 14 vjeç, banues në Ballsh. Procedimi për këtë shtetas filloi pasi në vendin e quajtur “Kodra” në Lavdan, duke djegur disa shkurre, i ka dalë zjarri jashtë kontrollit dhe është djegur rreth 1 Ha tokë me ullinj, pemë të ndryshme dhe shkurre.

Të këshilluara

Kthehet ora verore, akrepat sot 60 minuta para

Për të gjithë, zgjimi sot është më i vështirë në orarin e përditshëm për shkak të ndërrimit të orës, një proces që ndodh çdo vit në të dielën e fundit të marsit...

10:59

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI