Flash

11 të vrarë në 8 muaj, shkarkohet drejtori i policisë së Shkodrës

Lapsi.al 30 March 2019
11 të vrarë në 8 muaj, shkarkohet drejtori i policisë

Pak orës pas vrasjes së dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali është shkarkuar nga detyra drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati dhe në vend të tij është emëruar Niko Brahimi.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

"Kemi marrë një vendim të rëndësishëm për të ngarkuar në krye të drejtorisë së policisë së Shkodrës një drejtues të ri që vjen nga Tirana, Niko Brahimi. Ngarkohet sot me sigurinë e Shkodrës. Kam besimin e plotë se do të japë impulse të reja dhe do të shënojë rezultate të reja dhe për të siguruar atë që Shkodra meriton. Ne do të bëjmë gjithçka në shërbim të sigurisë. Ndryshimi bëhet për ti dhënë impuls të ri të gjithë procesit të punës së drejtorisë vendore në Shkodër. Ne synojmë të arrijmë një fazë të re për të dhënë goditje vendimtare dhe për të zhbllokuar ato metastaza të fundit që kanë mbetur pa u zhbllokuar në qytetin e Shkodrës,' tha Lleshaj.

Të këshilluara

Do të fleni më pak, nesër ndryshon ora

Ata që nesër e kanë ditë pune do të duhet të zgjohen më herët, pasi akrepat e orës do shkojnë 60 minuta para. Më 31 mars kur të jetë ora 2 pas mesnate, akrep...

19:03

Aksident në Librazhd, dy të plagosur

Dy persona, pasagjerë në një automjet janë plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin rrugor Librazhd –Prrenjas, në fshatin  Pishkash. Policia...

17:20

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI