Flash

Memaliaj/ Sekuestrohen 50 kg drogë, prangoset vetëm njëri nga bashkëpunëtorët

Lapsi.al 30 March 2019
Memaliaj/ Sekuestrohen 50 kg drogë, prangoset vetëm njëri nga

Në kuadër të operacionit “Amanikaj”, policia në Memaliaj  ka sekuestruar 50 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë. Një 30-vjeçar është prangosur, ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Sekuestohen 50 kg lëndë e dyshuar Cannabi Sattiva.Një shtetas në pranga, si dhe një në kërkim. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin e Veprimit për marrjen e masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike që në embrion, forcat policore të Stacionit të Policisë Memaliaj në bashkëpunim me ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit  B.K., 29 vjeç, si dhe shpallën në kërkim  një shtetas tjetër.

Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e shtetasit B.K. (në fshatin Zhapokikë) u gjetën 50 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva në formën e çokollatës.

Ky shtetas së bashku me shtetasin e shpallur në kërkim dyshohet se janë edhe autorët e tentativës për kultivim të bimëve narkotike në vendin e quajtur “Përroi i Madh” (zonë të pyllëzuar) në afërsi të fshatit Amanikaj, Memaliaj.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI