Flash

Punonjësi i Bashkisë i thyen telefonin qytetarit, ish-ministrja Nikolla ndërhyn për t'i ndarë palët

Lapsi.al 30 March 2019
Punonjësi i Bashkisë i thyen telefonin qytetarit, ish-ministrja

Ndërtimi i HEC-ve në Urakë të Mirditës është bërë shkak i përplasjes së banorëve të zonës me punonjës të bashkisë Rrëshen. Në prani të kryetarit të Bashkisë, Ndrec Dedaj, një nga punonjësit e tij i thyen telefonin një banori që të mos e lejojë të filmojë, gjë që ka shtuar irritimin mes palëve, të cilat kanë shkuar deri në përplasje fizike.

Ish-ministrja Lindita Nikolla ka ndërhyrë në një moment për të zbutur palët në konflikt.

Reagimi nëpërmjet protestave dhe peticioneve i banorëve të Kurbneshit në Mirditë kundër ndërtimit të HEC-ve në lumin Urakë, ngriti në këmbë Ministrinë e Energjitikës dhe

Infrastrukturës sëbashku me përfaqësues të pushtetit vendor.

Banorët e Kurbneshit të njësisë administrative Selitë, pak ditë më parë protestuan kundër ndërtimit të HEC-ve në lumin Uraka, si e vetmja pasuri që i ka mbetur zonës së Kurbneshit.

Të këshilluara

Duka: Gati të garoj përballë PS në Durrës

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka është vetëofruar që të jetë kandidati i opozitës për të garuar për Bashkinë e Durrësit. I ftuar në emisionin Java...

23:17

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI