
Thashethemet për martesën e shumëpritur mes Taylor Swift dhe Travis Kelce po shtohen çdo ditë, ndërsa fansat spekulojnë se ceremonia mund të zhvillohet së shpejti dhe të jetë një nga ngjarjet më të mëdha të vitit në botën e showbiz-it.
Që prej raportimeve se çifti u fejua verën e kaluar, kanë qarkulluar shumë teori mbi datën dhe vendin e dasmës. Sipas spekulimeve të fundit, Swift dhe Kelce mund të martohen gjatë fundjavës së festës së 4 Korrikut në Madison Square Garden në New York.
Edhe pse çifti nuk ka konfirmuar asnjë detaj, fansat janë të bindur se lista e të ftuarve do të përfshijë emra të mëdhenj nga muzika dhe sporti.
Mes miqve që pritet të marrin pjesë përmenden Ed Sheeran, motrat Haim, si dhe disa nga shokët e Travis Kelce nga Kansas City Chiefs, përfshirë edhe George Kittle, i cili së fundmi ka zbuluar një detaj interesant për ceremoninë.
"Ata thanë qartë: absolutisht asnjë dhuratë," tha Kittle në një intervistë, duke bërë shaka se mund t'i dhurojë Kelce një monedhë të vjetër, pasi ai i pëlqen t'i koleksionojë.
Një nga pyetjet që po ngjall më shumë interes është nëse Beyoncé do të jetë mes të ftuarve.
Deri më tani, këngëtarja nuk ka komentuar publikisht mbi këtë çështje. Megjithatë, marrëdhënia e saj me Taylor Swift ka qenë gjithmonë miqësore dhe mbështetëse.
Në vitin 2023, Beyoncé mori pjesë në premierën e filmit koncert "Taylor Swift: The Eras Tour", ndërsa një muaj më vonë Swift ishte e pranishme në premierën të "Renaissance: A Film by Beyoncé". Dy artistet kanë treguar vazhdimisht respekt dhe mbështetje për projektet e njëra-tjetrës.