
Ariana Grande është parë në shoqërinë e ish-të dashurit të saj, Ricky Alvarez, vetëm pak javë pasi u bë publik lajmi për ndarjen e saj nga aktori Ethan Slater.
Në fotografitë që po qarkullojnë në rrjetet sociale, këngëtarja e hitit "Thank U, Next" shihet në një restorant në Austin, Texas, ku buzëqeshte dhe bisedonte me Alvarez.
Após uma misteriosa mudança na letra de “thank u, next” durante a eternal sunshine tour, Ariana Grande é vista saindo com seu ex-namorado Ricky Alvarez. ? pic.twitter.com/HPWpuMYxAs
— Info Ariana (@infoari) June 26, 2026
Megjithatë, sipas TMZ, nuk bëhet fjalë për një ribashkim romantik. Një burim pranë artistes ka sqaruar se Grande, e cila ndodhet në Austin në kuadër të turneut të saj "Eternal Sunshine", po festonte ditëlindjen e 33-të me miq dhe se "nuk ka asgjë romantike mes Arianës dhe Rickyt këtë herë".
Dëshmitarë në vendngjarje thanë gjithashtu se aktorja e filmit "Wicked" u ndal për të bërë fotografi edhe me fansat.
Kjo nuk është hera e parë që Grande dhe Alvarez shihen së bashku pas ndarjes së tyre. Dyshja kaluan kohë edhe në New York në vitin 2019, duke nxitur spekulime për një rikthim. Megjithatë, Grande i hodhi poshtë zërat në atë kohë, duke deklaruar në rrjetet sociale se nuk ishte në një lidhje.
Ariana Grande dhe Ricky Alvarez nisën lidhjen në vitin 2015, kur ai ishte balerin në turneun e saj "Honeymoon Tour". Edhe pse romanca përfundoi, ata kanë ruajtur marrëdhënie miqësore ndër vite. Madje, Grande e përmendi ish-partnerin edhe në këngën "Thank U, Next", ku këndon: "Wrote some songs about Ricky, now I listen and laugh."
Dalja e fundit e këngëtares vjen pas ndarjes nga aktori Ethan Slater, me të cilin u njoh gjatë xhirimeve të filmit "Wicked". Një burim i afërt me çiftin deklaroi më herët se ndarja kishte ndodhur disa muaj më parë dhe ishte marrë me mirëkuptim.
"Ariana dhe Ethan mbeten miq dhe kanë shumë respekt për njëri-tjetrin. Ata kuptuan se ishte më mirë të vazhdonin rrugët e tyre si miq sesa si partnerë," tha burimi.
Sipas të njëjtit burim, Grande është e fokusuar te turneu i saj muzikor dhe publikimi i albumit të ri "Petal".
Kujtojmë se Grande dhe Slater nisën lidhjen gjatë xhirimeve të "Wicked" në vitin 2022, në një periudhë kur të dy po i jepnin fund martesave të tyre përkatëse.