Flash

Lionel Richie ndërpret turneun pas incidentit në skenë

Lapsi.al 26 June 2026

Lionel Richie ka ndërprerë përkohësisht turneun e tij pasi u sëmur papritur në skenë dhe u dërgua me ambulancë në spital gjatë një koncerti në St. Paul, Minnesota.

Sipas mediave amerikane, incidenti ndodhi të mërkurën në “Grand Casino Arena”, ku artisti i njohur i hitit “All Night Long” filloi të ndihej eq gjatë performancës dhe u detyrua të ulej disa herë në skenë. Koncerti u mbyll para kohe pasi gjendja e tij u përkeqësua.

Menaxhmenti i turneut “Sing A Song All Night Long”, të cilin Richie po e zhvillon së bashku me Earth, Wind & Fire, njoftoi se dy koncertet e radhës janë shtyrë me këshillë të mjekëve: ai i planifikuar për 26 qershor në Çikago dhe ai i 27 qershorit në Columbus. Artistët pritet të rikthehen në skenë më 30 qershor në Pittsburgh.

Në deklaratë thuhet se Richie është duke pushuar dhe do të rikthehet në skenë sapo të marrë dritën jeshile nga mjekët. “Ai është i zhgënjyer që nuk mundi t’u ofrojë fansave shfaqjen e plotë dhe kërkon falje për shqetësimet,” thuhet në njoftim.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI