Flash

5D/ GJKKO lehtëson masën e sigurisë për Taulant Tushen, kalon në detyrim paraqitjeje

Lapsi.al 26 June 2026

Gjykata e Posaçme ndryshoi masën e sigurisë për ish-drejtorin e bashkisë Tiranë, Taulant Tushe, nga arrest në shtëpi në detyrim paraqitje. Tushe akuzohet si i përfshirë në aferën “5D”, së bashku me dy ish-drejtorët e tjerë Redi Molla dhe Mariglen Qato.

Sipas SPAK, Taulant Tusha në cilësinë e drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike dhe të anëtarit të KVO, si dhe anëtarët e tjerë Enton Punavija, Julian Zanaj dhe Albanon Janku, kanë favorizuar shoqërinë 5D në 3 tendera të bashkisë Tiranë, duke i krijuar shoqërisë ‘5D Konstruksion’ sh.p.k avantazhe dhe privilegje të padrejta në raport me operatorët e tjerë ekonomikë që kanë marrë pjesë në procedurat e prokurimit, duke e shpallur fituese të procedurës së prokurimit në mënyrë të parregullt dhe në shkelje të rregullave të prokurimit publik, argumenton prokuroria.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI